Nëse njeh ndonjë person me osteoporoz, mund të njihni disa nga shenjat e dukshme të saj, siç janë kockat e thyera, forca e dobët e kapjes ose dhimbja e shpinës. Njerëzit me këtë gjendje mund të zhvillojnë një qëndrim të "përkulur" ose  bëhen më të shkurtër, sepse kockat e tyre janë të ngjeshura. Megjithatë, ka një lajm të mirë, pasi një studim i ri ka zbuluar efektet galopante dhe pozitive të kumbullave të thata. Shkencëtarët zbuluan se "kumbullat e thata jo vetëm që mbrojnë, por edhe më e rëndësishmja kthen humbjen e kockave në dy modele të veçanta të osteopenisë", një tjetër emër për humbjen e kockave dhe paraardhësin e osteoporozës. Osteoporoza prek të dyja gjinitë edhe meshkujt dhe femrat, edhe pse më shumë gratë sesa meshkujt.

Ironikisht, disa ilaçe të marra për osteoporozën në pesë vjet ose më shumë kanë treguar të shkaktojnë kancer esofageal, sipas një studimi të Oksfordit. Sidoqoftë, në eksplorimin e terapive alternative jo farmakologjike, hulumtuesit zbuluan kumbullat e thata jo vetëm që mund të mbronin, por të kthenin situatën. 

Studiuesi Bahram H. Arjmand, nga Universiteti Shtetëror i Floridës, tha se gjatë gjithë karrierës së tij, ai do ka shqyrtuar shumë fruta, duke përfshirë fiqtë, luleshtrydhet dhe rrushin e thatë, por asnjëri prej tyre nuk afrohet për të pasur efekt tek dendësia e kockave aq sa kanë kumbullat e thata.

Ai shtoi se për shëndetin e kockave, ky ushqim i veçantë është i jashtëzakonshëm. Studimet tregojnë se një pjatë me kumbulla të thata mund të parandalojë humbjen e kockave te gratë më të vjetra pas menopauzës osteopenike.

Një krahasim i atributeve ushqyese ndërmjet kumbullave  dhe kumbullave të thata

Kumbullat përmbajnë 26 % të konsumit referues dietik (RDI) në vitaminë C; 13 % në vitaminë K; dhe 11 %  në vitaminë A, ose retinol, si dhe hekur, kalium, tiaminë, riboflavin dhe kalcium, plus vitamina B6 dhe niacinë për të metabolizuar një nga pengesat më serioze: përmbajtjen e lartë të sheqerit natyror dhe karbohidrateve.Sa i përket kumbullave të thata, një 1-gotë ju jep 87 % të RDI të vitaminës K. Fibra e tretshme ndihmon në ngadalësimin e thithjes së glukozës, e cila stabilizon nivelet e sheqerit në gjak.

Për shkak se kumbullat e thata janë një burim i koncentruar i ushqyesve dhe nutricioneve të gjetura në kumbulla, potencialin i tyre antioxidant është gjashtë here me i lartë se te frutat e freskëta. Kumbullat e njoma janë gjithashtu dukshëm më të larta në antioksidantë se shumë fruta të tjera të thata.shije.al