Qyteti i Librazhdit ka zhvilluar ditën e dielë, në bashkëpunim me Word Vision Panairin e Mjaltit. Ndërkohë që morën pjesë më shumë se 150 biznese, bashkia e Librazhdit synon ta ktheje në një traditë: “Festën e mjaltit”.

Kjo pasi, për shkak të pasurisë në pyje dhe kullota të shumta, ky qytet cilësohet si kryesori për prodhimin e mjaltit në vend.

“Kjo është një iniciativa e parë dhe jam i bindur se do ta kthejmë në traditë çdo vit. Sot janë 150 biznese që kanë sjellë produktet e tyre për t’i promovuar”, u shpreh Kastriot Gurra, kryetar i bashkisë Librazhd

Të pranishmit në këtë panair patën mundësi të njihen edhe me shumë produkte bujqësore, blegtorale, artizanale, kulturore dhe me vlerat e turizmit malor. Pjesë e këtij panairi qenë përfaqësues nga struktura të larta shtetërore, biznese, kompani biznesi jashtë Librazhdit, për të vizituar nga afër produktet dhe vlerat e zonës./Shije.al