Portali Jeta “Osh Qejf ” ka bërë publik denoncimin e një qytetari lidhur me kushtet e papërshtatshme të një moltoje për tu konsumuar.

“Përshëndetje. Ja çfarë më doli sot. Të mendosh që treçerekun e kam ngrënë pa e parë fare në mëngjes, përgjumësh”.

Fotoja tregon fare qartë, se produkti në fjalë mund të cënojë shëndetin e konsumatorit, prandaj duhet të keni më shumë kujdes në përzgjedhjen e tyre, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë edhe datës së skadencës./Shije.al