Të gatuash me vaj kokosi, vaj ulliri ose gjalpë është shumë më mirë se sa të gatuani me vaj vegjetal sipas studimeve të fundit që janë bërë. Të gatuash me vaj vegjetal lëshon kimikate të rrezikshme që shkaktojnë më pas kancer dhe sëmundje të tjera.

Ata kanë zbuluar se vajrat bimore lëshojnë koncentrime të larta aldehidesh - kimikate të lidhura me sëmundje kërcënuese për jetën: si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe çmenduria.

Udhëheqësi i eksperimenteve, Martin Grootveld, tha se një vakt me peshk dhe patate të skuqura me vaj vegjetal përmban 200 herë më shumë aldehide toksike krahasuar me kufirin normal të përditshëm.

Gatimi me vaj ulliri,dhe  gjalpë prodhon nivele më të ulëta të aldehideve. Por, vaji i kokosit jep rezultatet më të mira - prodhon nivelet më të ulëta të kimikateve të rrezikshme.Shije.al