Instituti Kulinar Neranxi, i afirmuar tanimë prej mëse 9 vitesh në tregun shqiptar, hapi sot dyert për shefat e rinj të kulinarisë, për vitin shkollor 2017-2018.

Rreth 450 të rinj, të cilët padyshim thyejnë mitin e kuzhinierit “barkmadh dhe hijerëndë”, do të jenë pjesë për herë të parë e programeve të studimit që Neranxi ofron.

Në ceremoninë hapëse, e cila u mbajt sot rreth orës 10:00 në ambientet e Institutit qenë të pranishëm drejtuesja e shkolles Elona Rrapaj, stafi pedagogjik dhe themeluesit e Institutit Kulinar Neranxi, Administratorja Zj.Nurie Neranxi dhe presidenti i Shkollës Z. Nikollaq Neranxi.

Karriget qenë pushtuar nga kapelet e bardha të të rinjve që zgjodhën arsimin profesional, si një mënyrë më e lehtë dhe më e mirë për tu adoptuar në tregun e punës. Padyshim vlen të theksohet se studentëve të këtij instituti u krijohen mundësi punësimi brenda por edhe jashtë vendit. Për ta Evropa dhe konkretisht Gjermania është një realitet i konsoliduar.

Mësimdhënia nga specialistët më të mirë të kulinarisë në vend dhe me një eksperiencë të gjatë, baza materiale e plotë dhe me laboratorë të çdo specifike, programet e studimit dhe teknikat bashkëkohore janë arsyet që vulosin faktin pse Neranxi është zgjedhja e duhur për ju dhe arsimimin tuaj. Falë kushteve që ofron, cilësisë së produkteve dhe praktikat e përditshme për studentët, e  bëjnë Neranxin denjësisht të konkurueshme edhe në rajon.

“ Neranxi nuk bën kompromis me cilësinë” u shpreh gjatë fjalës së tij presidenti Z. Nikollaq Neranxi.

Shije.al nuk u mjaftua vetëm me ceremoninë zyrtare por zgjodhi të shikonte nga afër ambientet e Institutit. Çdo gjë ishte e kuruar deri në detaje, duke ofruar ushqime, ëmbëlsira dhe akullore të bollshme e të shijshme, për çdo pjesëmarrës. Çka është më e rëndësishmja gatuar nga duart e vetë picajolëve, pasticierëve dhe kuzhinierëve të ardhshëm. Nuk mungonte kuzhina meksikane, evropiane por edhe ajo aziatike.

 Një një prononcim ekskluziv për Revistën Shije, presidenti  i shkollës Z.Nikollaq Neranxi më rrëfeu se:

“Pjesa më e madhe e klientëve pasi kanë shijuar pjatat, interesohen për shefat e kuzhinës dhe në fund përfundojnë duke më falenderuar personalisht. Kjo, pasi ata shefa kuzhine kanë dalë pikërisht nga ky institut”.

Suksesi i studentëve tek Neranxi tregojnë më shumë sesa fjalët, prandaj nëse jeni të dyzuar për të bërë një zgjidhje apo një zgjedhje, bëni këtë të dytën! Nuk do të zhgënjeheni./Shije.al

Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.