Duke filluar nga sot procedura për marrjen e librezs së shëndetit  do të ndryshojë.

 Nëse më përpara ajo merrej në Drejtorinë e Shëndetit Publik apo tek Instituti i Higjienës, sipas një vendimi të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, libreza do të tërhiqet pranë mjekut të familjes.

Lajmi i mirë është se çmimi i librezës  do të ulet nga 500 lekë në 100 lekë.

Sipas Ministres Orgesta Manastirliu kjo procedurë do të shmangë sorrollatjet dhe rradhët nëpër zyrat e drejtorive të higjienës.