Shefi italian i gatimit tëorizit, Gabriele Ferron, i quajtur ndryshe edhe Ambasadori i Orizit në Botë ka disa sekrete për të pregatitur rizoton më të mirë që keni provuar ndonjëherë!

1.Kavërdiseni gjithmonë orizin në vaj ulliri derisa kokrrat e tij ta kenë thithur komplet yndyrën, por jo të kenë marrëngjyrë. Kjo fazëështë mjaft e rëndësishme pasi eleminon një pjesë të madhe të lagështirës e cila gjendet natyralisht tek orizi. Kavërdisja bëhet në zjarr të mesëm dhe orizi përzihet me kujdes.

2.Mos përdorni gjalp në kavërdisjen e orizit pasi do të digjet. Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër. 1 lugë gjelle për person është e mjaftueshme.

3.Mos e shuani rizoton me verë të cilën sapo e keni nxjerrë nga frigoriferi: shtimi i një përbërësi të ftohtë në një përbërës të nxehtë, do të bëj që orizi të mos gatuhet njëtrajtësisht.

4.Ndërkohë që kavërdisim orizin, lëngu i perimeve, mishit apo peshkut duhet të jetë gjithmonë duke vluar.

5.Kur shtojmë lëngun e mishit, e përziejmë vetëm një herërizoton dhe e lëmë derisa të avullojë.

6.Kur rizoto të jetë gatuar, e lëmë të pushojë për pak minuta, më pas e përziejmë shumë mirë me një lugë druri në mënyrë që të perhapim njëtrajtësisht niseshten.

7.Nërizotot me bazë fruta deti, nuk shtojmë djath apo gjalp, por vetëm vaj ulliri.