Kur mendojmë për lazanjën gjithmonë na vijnë në mend kilet e tepërta që mund të vijnë bashkë me të.

Por lajmi i mirë është se me pak modifikim të kësaj recete ne mund ti largojmë përbërësit më pak “të dëmshëm” dhe ta bëjmë kështu lazanjën pjatën që mund ta hamë pa ndonjë “peng”.

Ja si:

Përbërësit:
3 gota arra
2 lugë gjelle maja
1/2 filxhan borzilok të freskët
2 lugë çaji rigon
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji kripë deti
1 majë luge piper i zi
120 ml ujë
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
1/4 filxhan djathë parmigiano
 4 lugë gjelle me salcë domatesh të freskëta
4 kunguj të njomë prerë në feta.

Udhëzime:
Ngrohni furrën në 176 C. Në një blender shtoni arrat, majanë, borzilokun,rigonin,lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper, ujë dhe djathin parmigiano. Trazojini mirë derisa të krijohet një pastë homogjene. Përshtateni sipas nevojës, duke shtuar më shumë kripë dhe piper për aromë dhe lëng limoni për shkëlqim.

Në një tavë, bëni një shtresë me salcën e domateve, Sipër i vendosni kungujt e prerë në feta. Me anë të një luge vendosni sipër kungujve nga masa e përgatitur.

Sipër i vendosni fetat e tjera të kungujve. Kështu veproni deri në fund. Dy shtresat e fundit duhet të jenë kungull i njomë dhe pastaj salcë. Në fund i shtoni pak djathë parmigiano dhe i mbështillni me letër alumini.

E fusni në furrë për rreth 45 minuta. Lëreni të ftohet për 10-15 minuta para se ta shërbeni./ Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit