Në banak ajo qendron veçmas për të mos rënë në kontakt me miellin e bukëve të tjera. Ka gati tre muaj që ka hyrë në treg për herë të parë në vendin tonë. Ka absolutisht luksin të ketë kushte specifike të përgatitjes, pjekjes dhe ruajtjes. E kam fjalën për bukën pa gluten!

Një tabelë e vogël, ku në fokus është fytyra e një fëmije ju informon se: “Këtu gjeni bukë pa gluten! E ku tjetër, përveçse tek Someg?

 E shtrirë aktualisht në 6 pika strategjike të kryeqytetit, Someg sjell për herë të parë bukën pa gluten si një domosdoshmëri ndaj atyre që janë intolerantë ndaj këtij elementi. Padyshim risitë, mbartin në vetvete riskun e adoptimit nga masa, prandaj edhe futja e bukës pa gluten në tregun shqiptar nuk ishte fort e lehtë.

Shanset që ju të keni dëgjuar rreth saj janë relativisht të vogla, prandaj para se të më pyesni çfarë është kjo bukë, a duhet ta blej dhe pse, më jepni shumë pak kohë për t’ju shpjeguar natyrën e saj.

Gluteni është një proteinë, e cila gjendet më së shumti tek gruri, elbi, tërshëra dhe thekra. Për ta shmangur, fillimisht duhet të jeni të informuar nëse jeni apo jo intolerantë ndaj saj. Nëse papritur filloni të keni humbje peshe, mungesë hekuri, anemi apo një histori familjare me sëmundjen “celiac”, atëherë është koha për një konsultë profesionale e cila mund t’ju drejtojë drejt një diete pa gluten.

 Tanimë, lajmi i mirë është se nëse nuk mund t’i shoqëroni dot vaktet tuaja pa bukë, falë Somegut në treg mund të gjeni pikërisht atë bukën që ju nevojitet: Bukën pa gluten! Shpesh mund ta ndeshni edhe me termin: Gluten-free.

Është e rëndësishme të nënvizoj se çdokush që vuan nga sëmundja “celiac” (pasi e tillë quhet alergjia ndaj glutenit) duhet të konsultohet me dietologë për të marë një kalendar të personalizuar ushqimor.

Në një kënd të veçantë të banakut, ju do të gjeni lehtësisht bukën pa gluten që ofron “Someg”, prodhuar nga miell i çertifikuar me standarde ndërkombëtare. 

“Më tepër sesa filozofi e tregtisë, buka pa gluten erdhi si një trend i kohës”, më pohoi gjatë një bisede themeluesi i Someg.

Me një çmim të arsyeshëm, duke marrë parasysh këtu edhe kostot e importit të miellit nga Finlanda, buka pa gluten mund të bëhet pjesë e tryezave tuaja, në çdo furrë buke “Someg”.

Fakt është, që edhe tek ne, ka një stepje ndaj konsumimit të kësaj buke dhe kryefjala është mungesa e informacionit. Por edhe në të tilla raste, ju kurrsesi nuk mund të vazhdoni të cënoni shëndetin tuaj duke konsumuar bukën e zakonshme.

Ndoshta Someg, me ekskluzivitetin e futjes së kësaj buke në tregun shqiptar, edukon indirekt konsumatorët, për një alternativë ndryshe. E shëndetshme dhe ushqyese!

Unë e provova për vete. Rradha është juaja!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit