Kungujt e njomë dhe të mbushur janë një mënyrë e shkëlqyeshme për ta kthyer një perime të zakonshme apo shpesh edhe të mërzitshme në diçka të shijshme dhe tërheqëse.

Ja receta për përgatitjen e tyre:

Përbërësit:
2 kunguj të mëdhenj, të prerë përgjysmë
kripë dhe piper
2 lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër
Salcë domatesh e freskët (prej 3 domatesh)
¼ filxhan me fasule
¼ filxhan me fara luledielli
1 domate mesatare e prerë kubikë
pak koriandër
½ qepë e vogël e kuqe
lëng limoni

Përgatitja:
Në një enë shtojmë vajin e ullirit, salcën e domateve, fasulet e ziera,farat e lulediellit, domaten dhe lëngun e limonit. Trazojini mirë dhe kështu sapo përgatitët salcën që na nevojitet për kungujt.

Merrni një tavë dhe vendosni kungujt e prerë përgjysmë. Sipër i mbushni me masën që përgatitëm më parë. Në fund i shtoni qepën e prerë feta –feta dhe koriandrën.

I fusni në furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 35 minuta./Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit