Nëse vini re tek vetja simptomat e mëposhtme, jeni në artikullin e duhur!
Ju mund të zbuloni se ka dicka që nuk shkon me shëndetin tuaj të përgjithshëm, pas fakteve që do t'ju rendisim. Pikë së pari është shumë e rëndësishme që herë pas here të bëni kontrolle rutinë, për tu siguruar se gjendja dhe shëndeti juaj nuk cënohet nga asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm. Shpesh tek femrat cistet ovariane zhvillohen në mënyrë të menjëhershme dhe mund të shkaktojnë probleme serioze. Këtu janë disa simptoma, paralajmërime që ju nuk duhet ti injoroni:
1- Ënjtje të barkut
2-Të vjella
3-Dhimbje para dhe pas ciklit menstrual
4-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
5-Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
6-Gjinj të fryrë
7-Dhimbje të mprehta në ije
8-Temperaturë e lartë
9-Marrje mendsh
10-Frymëmarrje e shpejtë

Siç mund ta shihni, shumë nga simptomat nëse ndodhin janë një alarm për të cilin nuk duhet të tregoheni indiferent. Nëse ndonjë nga këto shenja përsëritet vazhdimisht është mirë që menjëherë të vizitoheni nga një mjek.

Ka disa mënyra sesi mund ti kurojnë këto ciste:
-Bima medicinale black cohosh (Actaea racemosa)
Kjo është një barishte fantastike për dhimbjet menstruale, prandaj kërkoni pilula në farmaci. Njihet si bima e stabilizimit të hormoneve në trup. Kjo rrënjë ndihmon në prodhimin e progesteronit.

-Rrënja e lulergjit
Me ndihmën e kësaj barishte të gjitha toksinat e trupit eliminohen. Ajo ka efekt qetësues mbi vezoret.

-Luleradhiqe
Duke vepruar në sistemin endokrin dhe punën e gjëndrave të veshkave, kjo rrënjë shpërndan cistin ovarian. Megjithatë, njerëzit me tension të lartë duhet të shmangin këtë barishte.

-Lulja e tërfilit të kuq
Kjo barishte është e pasur me phytoestrogens, të cilat veprojnë si estrogjene në organizëm, kështu që balancon hormonet dhe zvogëlon apo zhduk përfundimisht cistet nga trupi juaj. Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit