Kombinimi i djathit të bardhë me disa pite të shijshme greke, me siguri do të kthehet në recetën tuaj të preferuar.

Ja si ti përgatisni ato:

200 gram miell
400 gramë djathë i bardhë
150 gramë djathë kaçkavall
4 lugë gjelle me krem ajkë
4 lugë gjelle me vaj luledielli
1 lugë çaji pluhur pjekjeje

Përgatitja
Në një enë do të shtoni vezët dhe i rrihni mirë me anë të një rrahësi elektrik. Shtoni djathin e bardhë e shtypur mirë, ajkën, miellin, vajin dhe pluhurin e pjekjes. Trazojini mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Masën e krijuar e shtroni në një tavë të lyer me pak vaj dhe sipër i shtoni djathin e grirë kaçkavall. E fusni në furrë për tu pjekur në temperaturë 180 gradë për rreth 45 minuta./Përshtatur nga kuzhinat.com për Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit