Në një studim të 40 grave që po trajtoheshin për kancerin e gjirit, u zbulua se 99% e indit të kancerit të gjirit përmbante kimikatin që gjendet tek produktet e bukurisë.
Përqendrimi më i lartë u gjet në indet e kuadratit axilla të gjirit, i cili është rajoni më i afërt me kraharorun ku ndodhet përqindja më e lartë e tumoreve të gjirit.

Raporti i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së mbi klasën e kimikateve thotë: "Për shkak të vëllimit të lartë të konsumit, këto komponime (me termin parabens) kanë potencial për të hyrë në indet e organizmave të gjalla.

Kërkohet që ju ti minimizoni blerjet e deodorantëve apo produkteve të tjera me përbërje të dëmshme. Lexoni etiketat përshkruese me kujdes dhe mundohuni të shmangni rrezikun që ju kanoset, duke i zëvendësuar me deodorante natyrale, të përgatitura vetë!
Përëbërësit që ju sugjerohen janë: vaji i kokosit, soda e bukës, gjalpë shea, limoni, uji i trëndafilit. Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit