Receta e fërgesës së sotme i përket “kryeqytetit”. Nëse edhe ju jeni një adhurues i saj, hidhini një sy recetës më poshtë dhe mos nguroni ta përgatisni

Përbërësit:
5 speca
3 vezë
200 gr djath i bardhë
3-4 qepë të njoma
2 domate
vaj ulliri
kripë
piper i zi

Përgatitja:
Pasi i kemi larë të gjithë përbërsit i grijmë hollë, qepët, specat, domatet.
Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqim qepët dhe specat me pak vaj ulliri. Shtoni djathin e grirë dhe më pas domatet. Pasi të jenë skuqur mjaftueshëm shtoni vezët e rrahura.

Vazhdoni ti trazoni vazhdimisht edhe për 5 minuta të tjera. I rregulloni me kripë e piper sipas dëshirës. Fergesa është gati për tu shijuar./Përshtatur nga kuzhinat.com për Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit