Ju nuk keni nevojë të blini pilula, por thjesht konsumoni këto ushqime për të pasur lëkurë të freskët, flokë të fortë dhe të shëndetshëm.

Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin tonë, e gjetur në lëkurë dhe në indet tjera lidhëse. Ajo gjithashtu është temë e ditës tek kompanitë që glorifikojnë pilulat e kolagjenit dhe pluhurat për të mundësuar një fytyrë rinore, kocka të shëndetshme dhe flokë e thonj të fortë.
Trupi ynë prodhon natyralisht kolagjenin, por sa më shumë rriteni, aq më shumë ulet dhe sasia. Rënia e kolagjenit mund të rezultojë në humbjen e elasticitetit dhe strukturës në të gjithë trupin.

Këto janë disa ushqime që nxisin prodhimin natyral të kolagjenit në trupin tuaj:
Vitamina C është e domosdoshme për një furnizim të shëndetshëm të kolagjenit. Ajo është një antioksidant që promovon sintezën e kolagjenit.
Burime të vitaminës C përfshijnë: brokoli, luleshtrydhja, portokalli, specat e kuq. Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit