Kjo patologji karakterizohet me: dhimbje, limitim të lëvizjeve artikulare, atrofi muskulare.

Shkaqet: Artikulacion jo përputhshem, supi jo stabël, pasi ligamentet nuk e kryejnë funksionin sic duhet, supi pas nje traume.

Format që takohen janë:

  • Supi me dhimbje të thjeshta
  • Supi akut hiperalgjik (impingement syndrome)
  • Supi pseudoparalitik (pa prekje te nervit)
  • Sup i bllokuar, i ngurtesuar ose kontraktura e kapsules artikulare deri në fossen aksilare (frozen shoulder).

Në një situatë të tillë lëvizshmeria artikulare është e reduktuar.

Dhimbja, nganjëherë parqitet natën, kryesisht kur pacienti shtrihet mbi supin e sëmurë.

Dhimbjet jane të shprehura më së shumti kur ngrejmë krahun lart, kur e rrotullojmë nga brenda ose jashtë (në varësi të muskulit të prekur), apo gjatë perthyerjes së përpareshme në së mbajmë një peshë në dorë etj. Klinika paraqitet dhe më e zgjeruar në se kemi një patologji, që quhet “shpatulla e ngrirë”.

Në të gjitha patologjite e supit së bashku me mjekimin medikamentoz, një rol të rëndësishëm luan dhe trajtimi fizioterapeutik, qe nëse ndiqet me korrektësi, në pjesën më të madhe të rasteve, jep përmirësime shumë afatgjata!

Trajtimi fizioterapeutik mund të perfshijë:

Masazhi antalgjik (per qetësimin e dhimbjes) që realizohet me anë të teknikave të shumëllojshme, menyra te ndryshme te mobilizimit te supit, trajtimin me modalitete si:  krioterapi (terapia me akull), tekar terapi, elektrostimulacion, jonoforeze me medikamente te ndryshme qe mund te perthithen nepermjet te lekures, ultratinguj, vakumterapi, rreze infra te kuqe, lazerterapi, aplikimi і teraband për të përmirësuar kontraksionet muskulare, si dhe paketa ushtrimore specifike, të cilën pacientet duhet ta ndjekin dhe në kushte shtepie.

 Përgatiti:Dr.Brunilda Kekezi