Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Kristaq Berxholi ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë si përgjegjëse për përdorimin e Glyphosat-it nga fermerët shqiptarë. Një substancë kjo, që është e ndaluar të përdoret në shumë vende të botës për shkak të pasojave shëndetësore që shkakton tek njerëzit.

Në një postim në rrjetet sociale, profesor Berxholi shprehet : “ Sot, gjithnjë e më tepër në vendet perëndimore si Gjermani ..etj, kërkohet të mos përdoret në buqësi preparati Glyphosat, i cili mendohet se është përgjegjës për kancerin sidomos ai i lëkurës. Glyphosat-i kalon tek drithërat, buka, birra, qumështi i nënës.etj. Është mjaft i rrezikshëm për fëmijët”.

Çfarë është Glyphosat?

Glyphosat (N- (fosfonometil) glicin) është një herbicid i një spektri të gjerë bimësh dhe desicant. Është një përbërës organofosfor, më saktësisht një fosfonat. Ai përdoret për të vrarë barërat e këqija, kryesisht barërat e këqija gjethegjerë dhe barërat që “konkurrojnë” me të mbjellurat. Fillimisht është zbuluar në 1970 nga kimisti i Monsanto John E. Franz. Fermerët shumë shpejt filluan ta përdornin glyphosate, sidomos pasi Monsanto u dha një mundësi fermerëve të vrasin barërat e këqija pa dëmtuar prodhimet e tyre.

Glyphosate absorbohet përmes gjetheve, më pak nga rrënjët dhe më pas transportohet nëpër pikat më të larta të bimës. Ajo pengon enzimën bimore që përfshihet në sintezën e tre aminoacideve aromatike: tirozinë, triptofani dhe fenilalanina. Prandaj, është e efektshme vetëm kur përdoret gjatë rritjes aktive të bimëve dhe jo më përpara.

Por glyphosat-i konsiderohet si një nga herbicidet më toksike për njerëzit! Dhe këtu qëndron problemi, të cilin me të drejtë Profesor Berxholi ka ngritur. Së fundmi, Parlamenti Evropian ndërmorri vendimin se Glyphosat nuk duhet të përdoret më, për shkak të rrezikut që i kanos njerëzve.  Ky vendim u mor pas protestave të shumta që u bënë nga aktivistë të ndryshëm në Bruksel në korrik të 2017-ës.

Çfarë shkakton :

Pas vëzhgimeve të shumta të mjekëve dhe të ekspertëve të ndryshëm u pa se njerëzit qw kanë një nivel më të lartë glyphosat-i në trupin e tyre se disa të tjerë, vuajnë nga sëmundje si:

  • Alzhaimer
  • Probleme në lindje
  • Autizëm
  • Kancer në tru
  • Kancer në gji
  • Intolerancë gluteni
  • Sëmundje kronike të veshkave
  • Kolit
  • Depresion
  • Diabet
  • Obezitet
  • Sklerozë e shumëfishtë
  • Parkinson, e shumë të tjera. /Përgatiti A.K. për Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit.