Ishte e hënë. Çelja e javës duket se nxorri në pah edhe një ide autentike: Një tavolinë rrumbullake blogeresh. Ato janë 7 dhe jo rastësisht. Secila prej tyre përfaqëson një blog ushqimi, diku një ide e konkretizuar e diku tjetër një plan i cili pret të dalë në jetë. Por kjo e fundit nuk ka rëndësi.

Vendosa ti zbuloj emrat. Nevila Xholi, Valbona Lasku, Kristi Janku, Albina Shehu, Esmeralda Korini, Kamela Vasa dhe Djana Marku. 7 emra për 7 bloge që fshihen prapa tyre.

Shije kërkon të jetë promotore e iniciativave të reja, fort të dashura nga publiku. E sigurisht kur vjen fjala tek ushqimi, zor se dikush mund ta refuzojë.

Food-blogers do të jetë fokusi i kësaj tryeze. Një bashkëpunim i cili tenton të nxjerrë në pah një projekt, që sikurse emri që mbart do të ketë ushqimin nën lupën e tij por jo vetëm kaq.

Më poshtë mund të njiheni edhe me bloget respektive të tyre: 

Nevila Xholi: Bake my day happy

Valbona Lasku: Bonbon Taste
 

Kristi Janku : Kikiliciouss
 

Albina Shehu: My sweet tooth 
 

Esmeralda Korini: Si_shijon
 

Kamela Vasa: Unëgatuaj.com
 

Djana Marku: Food&travel by Djana 
 

Gjithçka do të jetë e mirë-menduar dhe për këtë kujdeset Shije. Duke dashur të jetë sa më pranë ndjekësve të saj, Food-blogers vjen pranë tyre me një formë të re interaktiviteti.

 

Nuk dua të zbuloj më shumë rreth kësaj. Thonë se koha është treguesi më i mirë. Në përfundim më vjen ndërmend shprehja: “Paraja mund ta blejë lumturinë, quhet ushqim”!

Lërmëni t’jua vërtetoj në shkrimin e rradhës…

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit