Aktori i mirënjohur Besart Kallaku, por së fundmi edhe një sipërmarrës është i njohur gjerësisht për natyrën e tij popullore kur vjen puna tek ushqimi. E sigurisht, një foto e tij postuar së fundmi në Instagram, me në fokus ushqimin nuk mund ti shpëtonte Shijes.

Një gotë me dhallë, vezë e skuqur, speca me gjizë, domate, djathë dhe simite, janë ushqimet që të tërheqin vëmendjen në këtë foto.

Të shumtë janë edhe komentuesit që e ngacmojnë.

“Nuk ke faj ti, faj kemi ne që i rrisim”, thotë njëri prej tyre.

 

 

Mesa duket Besi zgjedh të ushqehet shëndetshëm mbi të gjitha, pa pjata të zbukuruara së tepërmi, me filtra Instagrami!  

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit