Dhjetori dhe atmosfera festive që ky muaj sjell janë padyshim periudha më e mirëpritur e vitit, nga të gjithë ne. Kjo, jo vetëm për ditët e pushimit, gjelin e detit, bakllavanë që na e ka ënda që në muajin gusht, sallatën ruse dhe pemën simbolike, por edhe për një arsye të madhe: Ofertat dhe blerjet!

 

Nuk mund të mendohet ky fillim muaji, pa harxhuar disa para dhe pa “gjëmuar” ofertat dhe uljet që supermarketet e dyqanet më të njohura bëjnë për të afruar dhe gëzuar konsumatorët e vet!

 

 

Le të themi që kjo është periudha e “luftës” së supermarketeve, qendrave tregtare, firmave të njohura etj., të cilat nxjerrin në ofertë gjithë gamën e produkteve të tyre, për të joshur fuqinë blerëse, si dhe për të përmbyllur një vit të suksesshëm blerjesh.

 

Shumëkush, kur ka qenë i vogël ka besuar tek një Babagjysh i Vitit të Ri, që në rastin e ne të rriturve nuk mund të jetë gjë tjetër veçse çmimet e reduktuara që kjo periudhë e vitit sjell.

 

Një feedback i mirë për fundvit apo jo? Epo, të gjithë mezi e kemi pritur!

 

 

I hodhëm një sy çmimeve të marketeve më të njohura në vend dhe mund të pohojmë se e gjitha kjo që thamë më sipër, nuk është një marketing i rastit apo fasada që i “shitet” konsumatorit.

 

Grupi investigues i stafit Shije prej disa ditësh ka bërë një monitorim të çmimeve në tregun e marketeve. Kjo, për tu ardhur në ndihmë të gjithë lexuesve, që të mos bien pre e ofertave “fallco”.

 

Më poshtë ju japim një listë të detajuar të produkteve, të cilat do të pësojnë ulje reale prej ditës së nesërme:

 

-Djathin e bardhë të dhisë mund ta gjeni nga 519 lekë, deri në 599 lekë për kg, një superçmim ky të cilin nuk duhet të lini t’ju iki nga duart.

-Qumështi do të jetë 20-30 lekë më lirë.

-Vaji i lulediellit varion nga 125 lekë deri në 155 lekë.

-Proshuta: kanë pësuar ulje me 50, 70 dhe 100 lekë (varet nga lloji).

-Salcën e gjeni 20 apo 30 lekë më pak .

-Vaji i ullirit extra i virgjër, një ofertë që nuk duhet ta humbisni. E gjeni me 699 lekë për litër.

-Makarona: ulje deri në 20 lekë.

-Sheqeri është ulur aq shume sa rrallë herë e gjeni me çmim të tillë në treg. Një plus për amvisat, për të përgatitur sherbetin e ëmbësirave të fundvitit.

-Mos harroni miellin, produktin bazë të specialiteteve të amvisave. E gjeni deri në 59 lekë për kg.

-Shampo flokësh: ulje në varësi të markës që përfaqësojnë.

-Shampo trupi: ulje në varësi të markës që përfaqësojnë.

-Letër higjenike: ulje me 20, 40 dhe 50 lekë.

-Detergjentët: markat më të mira të detergjentëve i nisin çmimet nga 269, në 488 dhe 899.

 

Këto dhe të tjera produkte bazike e të domosdoshme për familjet shqiptare, fatmirësisht vijnë në fundvit me çmime të cilat do të na e lehtësojnë sadopak “barrën” e shpenzimeve!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit