Ndonjëherë darka e krishtlindjeve bëhet shumë stresuese, prandaj ne ju sjellim sot dy propozime për të patur një ide se çfarë mund të përgatisni atë ditë.

Janë receta të thjeshta dhe praktike, por kur përgatiten me shumë dashuri ju afrojnë akoma më shumë me partnerin tuaj. Madje legjendat tregojnë se zënkat mes jush (nëse keni) do të marin fund! 

Ja për çfarë bëhet fjalë:

Krah pule me karamel

Një recetë jo fort e zakontë, por ju siguroj me një shije të jashtëzakonshme. Krahët e pulës skuqen si zakonisht dhe teksa i shërbeni mund ti shtoni kremin e karamelit të gatshëm.

Vezë të mbushura

Vezët zihen me metodën e zakonshme, ndahen përgjysmë dhe më pas u hiqet e verdha. Ato kombinohen në një tas me pak kripë, majonezë, majdanoz dhe pak piper të zi. Pasi i keni trazuar mirë mbushini vezët me këtë përbërje.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit