Ka pasur shumë reagime mbi fejesën e princit Harry dhe Megan Markle, por ajo e Princit William është definitivisht qershia mbi tortë. I pyetur nga gazetarët, Duka i Kembrixhit ka thënë se shpreson se shpreson që kjo martesë mbretërore të mos lejojë që vëllai i tij ‘të vazhdojë të fusë hundët’ në ushqimin e tij.

‘Jemi të lumtur për ata të dy dhe ju urojmë lumturi në këtë periudhë të bukur’, nisi William. ‘Personalisht shpresoj që kjo do të thotë se ai do të qëndrojë lart frigoriferit tim dhe do të ndalojë së gërmuari në ushqimin tim, gjë që e ka bërë gjatë viteve të fundit’.

Megjithatë, përtej shakave William ka shprehur urimet e tij më të mira për çiftin ndërsa ata kanë filluar përgatitjet për dasmën mbretërore që do të bëhet në maj të vitit 2018, gjashtë vite pas dasmës së Kate Middleton dhe princit William.