Dashurinë e parë zakonisht e takojmë në periudhën  e adoleshencës. Është një dashuri shumë e pafajshme e ngjashme me historitë që kemi lexuar nëpër librat e përrallave. Kjo është dashuria që përmbush të gjitha pritshmëritë e shoqërisë dhe ndoshta dhe të famijes tuaj. E përjetoni dashurinë duke besuar se kjo do jetë dashuria juaj e parë dhe e vetme. Edhe kur duket se nuk po kaloni një periudhë jo të mirë, përpiqeni që t’i zgjidhni problemet në mënyra që lidhja juaj të funksionoj.

Dashuria e dytë mendohet të jetë dashuria e vështirë: ajo që do na mësojë se kush jemi dhe se çfarë vërtet kërkojmë në një dashuri. Kjo është dashuria që dhemb, e mbushur me gënjeshtra, dhimbje dhe manipulime. Ka raste që edhe mund të haseni me abuzim si emocional ashtu edhe fizik. Kjo është dashuria që ne do të dëshironim të ishte e duhura. Por edhe pse kaloni një sërë vuajtjesh kjo lidhje është një e keqe e domosdoshme!

Dashuria e tretë vjen krejt papritur dhe as nuk e keni menduar se ndoshta mund edhe të kishit një lidhje me këtë njeri. Kjo sepse jeni shumë të ndryshëm në dukje gjithashtu ka dhe ideale të tjera që bien në kundërshtrim me ty. Kjo dashuri vjen aq shpejt dhe krijohet një lloj lidhje të cilën ju nuk mund ta shpjegoni dot. Kjo është dashuria që do vazhdojë të trokasë në “derën” tuaj derisa ju të vendosni të përgjigjeni. Kjo lidhje do ju bëj të ndiheni versioni më i mirë i vetes tuaj!/Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit.