Supa e karotave do t’ju ndihmojë të riktheni oreksin dhe të rimerrni veten pas çfarëdolloj sëmundjeje. Pa përmendur dhe faktin që është super e shijshme…


Përbërësit: 


800 gr karota


100 ml qumësht


1 l ujë


1 spec


1 qepë


1 koncentrat mishi


Kripë


Piper


Përgatitja:


Qërojini karotat dhe prejini në copa mesatare. Më pas, prejeni gjithashtu specin dhe qepën. Në një tigan shtoni gjalpin dhe vendoseni në zjarr mesatar. Hidhni në të qepën dhe kaurdiseni për rreth 3 minuta. Shtoni më pas edhe karotat e prera dhe specin dhe gatuajini për pak minuta së bashku me qepën.


Shtoni në tenxhere ujin dhe koncentratin e pulës dhe lërini të ziejnë për rreth 20 minuta dhe më pas largojeni tenxheren nga zjarri. Në fund, hidhni në të edhe qumështin dhe rikthejeni sërish në zjarr edhe për pak minuta. Pas kësaj, supa është gati për t’u servirur./Shije.al