Kjo supë do të funksionojë si një ilaç i mrekullueshëm nëse keni dhimbje kockash. Hidhini një sy dhe mos nguroni ta përgatisni... 

Përbërësit:

-1 lugë gjelle vaj kokosi

-1 grusht rrënjë xhenxhefil

-1 lugë kafe me shafran 

-4 gota lëng perimesh pa kripë

- 2 qepë të njoma 

Përgatitja:

Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën e njomë, prerë kubikë. Pas 5 minutash shtoni lëngun e perimeve, xhenxhefilin, shafranin dhe pak kripë. I lini të ziejnë për rreth 20-25 minuta.

Lëreni të ftohet pak, para se ta shërbeni dhe në fund shijojeni! 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit