Nëse jeni një person që hani shumë fruta, atëherë duhet të provoni disa të reja që vështirë se i keni dëgjuar ndonjëherë.

Frutat ekzotike dikur ishin një luks për shumicën e konsumatorëve. Por sot jo më. Falë import-eksportit, edhe në tregun shqiptar mund të gjesh shumë prej tyre. Por sot Shije, vendosi t’ju sjellë në vëmendje 7 fruta ekzotike, sepse kurrë nuk është vonë për ti njohur vlerat dhe përfitimet e tyre shëndetësore.

Ja kush janë ato:

Çerimoja 

I ngjan një objekti nga një pikturë impresioniste. Ka një shije shumë të mirë dhe është i pasur me fibra, kalcium dhe vitaminë C.
Gjendet në Kili. Shija e tij i ngjason luleshtrydhes, mangos, ananasit dhe dardhës.

Kivano

Duket si një gjallesë deti, ndërsa brenda është i mbushur me fara. Shkon shumë me akulloren. Gjendet në Afrikë. Shijon si një përzierje e kungullit, kastravecit dhe kivit.

Kafir

Limoni kafir i ngjan trurit. Zakonisht shërbehet si turshi, ndërsa gjethet e tij janë të mira për supë. Përdoret jashtëzakonisht shumë në kuzhinën tajlandeze.
Gjendet në Azinë tropikale. Ka shije pak më të fortë sesa limoni i zakonshëm.

Pjepër pepino

Edhe pse “pepino” është një fjalë spanjolle për kastravecin, ky pjepër është si një bashkim i kastravecit me dardhën. Është shumë i pasur me vitaminë A, C dhe K. Gjendet në Amerikën e Jugut. Ka shijen e një kastraveci me mjaltë.

Pitaja

Duket si një zemër dragoi në filmat vizatimorë. Ka ngjyrë rozë dhe disa zgjatime të gjelbra nga jashtë. Është i mirë kur i shtohet verës, çajit ose lëngut të frutave. Gjendet në Meksikë, Azinë Juglindore, Australi dhe Kinë. Ka një shije të ngjashme me të kivit.

Rambutan

Ngjan si leshterik deti dhe përdoret për të shoqëruar ëmbëlsirat. Gjendet në Guatemalë, Honduras dhe Meksikë. Ka një shije si të rrushit.

Tomatijo

Edhe pse nuk duket, është një lloj domateje e vogël. Është përbërës thelbësor për salca, sallatra ose sanduiçë. Gjendet në Amerikën e Jugut dhe në Zelandën e Re. Ka shijen e domateve jeshile.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit