Me forma të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme panxhari dhe rrepat janë një eliksir i vërtetë i shëndetit, sidomos duke ju ndihmuar për të mos ndierë lodhjen.

Rrepat janë me ngjyra të ndryshme në varësi të periudhës së vjeljes dhe zonës së origjinës. Forma mund të jetë e rrumbullakët ose rrafshuar.

Tuli, pothuajse gjithmonë, është i bardhë dhe me shije të ëmbël. Panxhari, zakonisht është i njohur si panxhar të kuq, që ka cilësi, ngjyra dhe shije të ndryshme nga rrepat.

Vetitë

Së pari ato shërbejnë për të pastruar organizmin dhe për ta “ringjallur” atë. Janë të shkëlqyer për kollën dhe bronkitet. Prania e sasive të mëdha të vitaminës C e bëjnë shumë të vlefshëm në rastet  e gjendjeve gripale dhe për të luftuar lodhjen dhe plakjen e lëkurës.

Kanë shumë pak kalori, por kanë nivele të shkëlqyera të kalciumit dhe kaliumit, pra janë të rëndësishme për kockat. Ato hahen zakonisht për të zvogëluar rrezikun e osteoporozës dhe artritit. Ato janë të pasura me fibra kështu që ndihmojnë tretjen. Shumë të mirë edhe për ata që vuajnë nga sëmundja “celiac” që duhet të konsumojnë vetëm produkte pa gluten.

Janë të përbërë nga uji në 90% të masës së tyre. Këshillohen të futen në dietën javore për të qëndruar në formë dhe për të luftuar lodhjen. Panxhari ka efekt antioksidant, jep energji dhe ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut.

Përmirëson aktivitetet e përditshme dhe sidomos për ata që merren me sport. Kjo është arsyeja pse është e këshillueshme të pihet një ekstrakt i rrënjës së panxharit, sidomos në kohët me periudha stresi dhe lodhje fizike.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit