Jemi zyrtarisht në dimër dhe mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga i ftohti është ushqimi. Provoni të gatuani këtë supë ideale me makarona. Është e thjeshtë në përgatitje dhe e lehtë për t’u tretur nga stomaku juaj.

Përbërësit:

1.5 l lëng mishi

1 gotë makarona supe

50 g gjalpë

1 kokërr vezë

Kripë

Piper

Majdanoz.

1 fetë limoni

Përgatitja:

Lëngun e mishit lëreni të vlojë dhe hidhni pak kripë, pasi uji ka vluar shtoni makaronat e vogla të supës. Kur makaronat të jenë zierë, shtojini supës vezën e rrahur, limonin, majdanozin e grirë hollë, piperin e zi dhe gjalpin e shkrirë më parë. Nëse keni dëshirë mund të shtoni 2 lugë kaçkavall të grirë në rende.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit