Një në gjashtë gra me kancer gjiri kanë shenja të sëmundjes mbrapa në shpinë, e cila shfaqet në formën e një gunge. Ky është studimi i fundit i realizuar nga  Universiteti i Londrës i cili është paraqitur në konferencën e Institutit Kombëtatar të Studimit të Kancerit në Liverpul.


Hulumtuesit thanë se gratë janë në dijeni të simptomave të zakonshme të kancerit të gjiirt, por kur vjen fjala për këtë gungë të shfaqur pas kurrizit, me siguri që as nuk e kanë menduar se mund të jetë një paralajmërim për shfaqjen e kancerit.


Shfaqja e gungës shoqërohet me dhimbje të shpinës, fryrje të shpatullave, probleme me frymëmarrjen apo humbje peshe.


Monika Koo, udhëheqësja kryesore e këtij studimi që lidhet me epidemologjinë e kancerit tha se zyrtatët e shëndetit publik e kanë të nevojshme të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me simptomate e tjera të kancerit të gjirit.


Sipas saj hulumtimi ka treguar se një në gjashtë gra të diagnostifikuara me kancer gjiri, kanë simptoma të tjera përveç gungave që shfaqen tek gjiri.
Si pasojë, këto gra kanë më shumë gjasa të vonojnë vizitën mjekësore tek mjeku. Është shumë e rëndësishme që gratë nuk duhet të fokusohen vetëm tek simptomat e zakonshme, sepse ka edhe të tjera që ju duhet ti merrni në konsideratë, siç është dhimbja e herëparshershme midis shpatullave.


Kështu, nëse ndjeni dhimbje të herëpashershme në shpinë pa ndonjë arsye, bëni mirë t’i drejtoheni mjekut për të kuptuar çfarë e shkakton dhimbjen./Shije.al