Zeoliti është një substancë biologjikisht aktive, 100 për qind pluhur mineral natyral, i cili detoksifikon trupin, eleminon toksinat, metalet e rënda si dhe radikalet e lira. Ky pluhur është plotësisht jo-toksik dhe nuk ka asnjë efekt anësor për shëndetin. Ai quhet ndryshe edhe hiri vullkanik, pasi krijohet me shpërthimin e vulkaneve. Zeoliti rrit efektin pozitiv tek të gjitha produktet në të cilat përdoret, si ato kozmetike apo mjekësore.


Për një lëkurë rrezatuese dhe të ushqyeshme, ky është përbërësi ideal që ju duhet ta bëni pjesë të rutinës tuaj të bukurisë.


Përbërësit:


2 lugë gjelle zeolit (hi vullknaik)


Ujë


Përgatitja:


Shtoni në një enë pluhurin vulllkanik dhe pak ujë. Përziejini ato derisa të formoni një maskë të qëndrueshme .


Aplikojeni në fytyrën tuaja ngadalë me lëvizje rrethore dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.


Më pas lajeni fytyrën me ujë të vakët.


Këtë trajtim mund ta ndiqni çdo dy javë dhe lëkura juaj do të duket thjesht e mrekullueshme.


Ia vlen të trajtoni fytyrën tuaj me këtë maskë, që përveçse nuk kushton, e ndihmon lëkurën e fytyrës tuaj të duket gjithmonë e freskët dhe rrezatuese./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit