Ali Pasha me rrush të thatë dhe boronica është propozimi ynë për sot. Ja receta: 
 

Përbërësit për 4-5 persona:

350 gr oriz

1100 ml lëng pule

1 kokërr qepë e vogel

250 gr mëlçi viçi ose pule

100 gr bajame të grira

50 gr arra të grira 

50 gr rrush i thatë

30 gr boronica

1-3 karafila

nje luge çaji kanellë e grirë imët

150 gr gjalpë

4 lugë gjelle vaj ulliri i virgjër

Përgatitja:

Grijmë qepët dhe mëlçitë. Pastrojmë mirë me ujë të bollshëm orizin. Kavërdisim në vaj ulliri dhe pak gjalp qepët e grira dhe melçitë.  Pasi 2-3 minutash shtojmë orizin. Kavërdisim mirë orizin derisa yndyra të depërtojë në kokrrizat e tij, në mënyrë që gjatë gatimit orizi të mbetet i shkrifët.

E shuajmë orizin me lëngun e nxehtë të pulës. Pilafin e transferojmë në një tavë balte ose bakri të kallaisur dhe e gatuajme në furrë në temp. 200°C.

Para se ta fusim tavën në furrë, i shtojme 2-3 karafila për ti shtuar aromën dhe e rregullojmë me kripë dhe piper. Pas nje 10-15 ninutave që pilafi ka qëndruar në furrë shtojmë rrushin e thatë, të cilin e kemi lënë më parë të zbutet në ujë të ngrohtë , bajamet dhe arrat e grira. Shkrijme gjalpin e mbetur dhe e përzjejmë me kanellën.

Shtojmë kanellën me gjalpë mbi pilaf dhe e rivendosim në furrë për gati 5-6 minuta. Në fund shtojmë boronicat e freskëta ose nëse janë të thata i lemë në ujë për disa minuta, i kullojmë dhe i shtojmë sipër pilafit

E servirim pilafin Ali Pasha me arra të shtypura (mundësisht të pjekura) duke e futur më pas nëpër forma për një paraqitje sa më të bukur. Shërbehet i ngrohtë. 

Receta dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Facebook "Luga e Argjendtë"