Në Itali, uji është çelësi për ta bërë kafen në mënyrë të veçantë. Moka është krijuar nga Alfonso Bialetti në vitin 1933. Për të bërë një kafe me moka është e lehtë, por ta bësh mirë është diçka tjetër. Ndaj, për të gjithë ata që duan kafen, në sot do t’ju japim disa këshilla praktike për një kafe të shkëlqyer.

Këshilla për kafe me moka
Si të mbani një moka në cilësi të mirë

- Asnjëherë mos e lani me detergjent, por vetëm me ujë dhe ndoshta me uthull për ta pastruar më mirë.

- Mbani në mënyrën e duhur pjesët e mokës, filtrat dhe valvulat dhe nëqoftëse janë shumë të përdorura, duhet të zëvendësohen.

- Mos e lini këtë makineri për kafe shumë gjatë pa e pastruar.

- Nëse dy pjesët që përbejnë mokën nuk përputhen mirë, ato duhen zëvendësuar pasi mund të jetë e rrezikshme.

Çfarë  uji të përdorni?

Gjithmonë përdorni ujë natyror çezmeje, mundësisht jo shumë gëlqeror. Uji duhet të jetë i ftohtë, mos u përpiqni të përshpejtoni kohën duke e i dhënë një valë më parë.

- Për një kafe të rregullt, uji nuk duhet të tejkalojë nivelin e valvulave dhe nëse dëshironi më shumë kafe, ju mund të shtoni pak më shumë ujë, por pa e kaluar nivelin.

Prodhuesit e kafesë preferojnë ta blejnë kafen në kokrra dha ta bluajnë, gjë që mund ta bëni edhe ju në shtëpi. Alternativa më e shpejtë është ta merrni atë të gatshme, pluhur. Shijet ndryshojnë në lidhje me përzierjen e mishelës së kafesë, prandaj edhe ju mund të zgjidhni kafen që dëshironi.

Kafen duhet ta ruani në një enë të mbyllur mirë, për të shmangur që të thithë aromat e jashtme, të cilat mund t’i ndryshojnë shijen. Disa këshillojnë për ta mbajtur atë në frigorifer.

Si të procedojmë për të bërë një kafe me moka

Kafen që keni futur në filtër, nuk duhet ta shtypni fort, por ta rregulloni në atë mënyrë që të formojë një kupolë. Evitoni që pluhuri i kafes të dalë në buzë të filtrit. Pasi të keni futur kafen, para se ta mbyllni makinën, e përplasni pak që të rregullohen nivelet.

Pas vendosjes së kafes dhe ujit, e mbyllni me kujdes mokën dhe vendoseni në zjarr. Zjarri duhet të minimizohet. Mos e vendosni mokën në një sobë me diametër më të madhe se baza e saj dhe sigurohuni që doreza të jetë larg nga të nxehtit.

Tradita thotë ta mbani kapakun e saj lart dhe për të shmangur që kafeja të derdhet, vendosni një lugë çaji brenda. Kur kafja të ketë filluar të "rritet", fik sobën dhe e hidhni atë natyrshëm dhe ngadalë, duke i dhënë kafes një ritual që merr kohën e vet. Pasi ta keni kaluar të gjithë në filxhan, përziejeni në mënyrën e duhur që shija të mbetet uniforme.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit