Kina prodhon më shumë se 200 ton oriz në vit, gjë që e bën atë prodhuesi më të madh të orizit në botë. Megjithatë, sipas një raporti të fundit të The Korean Times, orizi kinez është shumë i rrezikshëm dhe ka përbërje plastike! Raporti tha se prodhuesit kinezë shesin oriz artificial, të bërë nga niseshteja e patateve dhe plastika, e cila avullohet me aromën e orizit në fund.

 

Pas hetimeve të mëtejshme për këtë çështje, u zbulua se orizi kinez përmban aq shumë plastikë sa një qese plastike! Për fat të mirë, ky oriz ndryshon nga ai i vërteti dhe kjo gjë munt të përcaktohet lehtësisht.

 

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të dalluar orizin e vërtetë nga ai plastik:

 

-Shtypni disa kokrra orizi dhe shikoni ngjyrën që merr. Nëse bëhet pluhur i bardhë, është organik. Nëse lë njollë të verdhë është plastikë.  

 

Testi i zjarrit

Hidhni disa kokrra oriz në zjarr dhe shikoni nëse ato digjen. Nëse kjo gjë ndodh, keni të bëni me oriz “të rrejshëm”.

 

Testi i ujit

Hidhni një lugë gjelle me oriz, në një gotë me ujë. Për të qenë organik, duhet që kokrrat të bien në fund të gotës apo enës.

 

Testi i mykut

Gatuani një grusht oriz, pastaj vendoseni atë në një enë plastike dhe lijeni për disa ditë në diell. Orizi i vërtetë dhe organik, duhet të myket në 2 ditë; orizi plastik  do të mbetet i njejtë.

 

Nëse dyshoni se orizi që keni blerë është plastik, provoni këto këshilla për të zbuluar lehtësisht cilësinë e tij.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit