Shija e preshve është më pak intensive se ajo e qepës, duke e bërë një bazë të shkëlqyer për rizoto dhe supa. Po kështu, edhe për sallata me ullinj. Në këtë artikull mund të lexoni për preshtë dhe për përdorimet e tyre në kuzhinë, që i bëjnë mirë linjave tuaja!


Ose hudhër, ose qepë? Përdorni presh


Sa prej jush e kanë të vështirë që të qërrojnë hudhrën ose qepën? Shija e tyre është shumë e forte. Në të vërtetë, hudhra dhe qepa janë bazat e kuzhinës, por disave thjesht nuk u pëlqejnë. Zgjidhja? Përdorni preshtë.


Kjo është një perime e njohur dhe kultivuar në të gjithë vendin, me një aromë shumë më të lehtë. Ajo ju ndihmon edhe për të dekoruar dhe pasuruar me vlera një sallatë të thjeshtë. Me pak fjalë, ato kanë dhunti të shumta dhe të shijshme, por mbi të gjitha kanë shumë pak kalori.


Preshtë janë të mirë për linjat


Po, janë të mira dhe kjo është arsyeja. Ato janë të pasura me ujë (rreth 90%), përmbajnë shumë minerale (hekur, magnez, kalcium dhe kalium), kanë fibra dhe vitamina A dhe C. Ata parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.


Vitamina E që gjendet te preshtë është një aleat shumë i mirë për elasticitetin e lëkurës. Preshtë janë të mira për t’ju mbajtur në formë, sepse ju japin efektin e ngopjes. Dietologët i rekomandojnë në veçanti për ata që janë mbi peshë, sepse nxisin pastrimin e zorrëve.


Preshtë përmbajnë vajra esenciale që stimulojnë sekretimin e lëngjeve të stomakut, sepse është një ushqim që lehtëson tretjen.


Të papërpunuar apo të zier?


Preshtë si shumë perime të tjera duhet të hahen të papërpunuar, pasi ata kanë tendencë të humbasin vlera e dobishme nëse përpunohen. Ju mund t’i shtoni në sallatë, për të realizuar përzierje të perimeve.


E vetmja këshillë është të shmangni prerjen e tyre shumë kohë para se t’i hani, sepse ata kanë tendencë që të nxihen. Preshtë mund të jenë edhe një mbushje e shijshme për byrek. Kërcelli i bardhë i preshve, i prerë në unaza, mund të përdoret për gatime salcash ose supash.