Me mbi 7 bilionë konsumatorë në botë, hot dog-ët janë ushqimi i shpejtë më popullor. Por fatkeqësisht sipas një studimi të fundit, hot dog-ët janë përgjegjës për katër lloje kanceri!

Hot dog-ët janë prezantuar për herë të parë në Amerikë nga emigrantët gjermanë në shekullin e XIX- të. Që nga atëherë ato kanë marrë një popullaritet të madh dhe janë bërë ikona e fast food-it në botë.

WHO së fundmi ka nxjerrë një raport që tregon se shkaktari më i madh i kancerit është mishi i kuq dhe ushqimet e konservuara. Hot dog-ët janë të përgatitur nga një ndërthurje e mishit të derrit, viçit dhe pulës. Fabrikat gjithashtu përdorin dhe pjesë të mbetura nga mishi i derrit si koka, dhjami, lëkura dhe këmbët. Gjatë procesit të prodhimit, këta përbërës bëhen bashkë dhe u shtohen shurup misri, nitrate, kripë se edhe kimikate të shumta. Shumica e këtyre përbërësve janë vërtetuar se shkaktojnë kancer.

Shumica e institucioneve mjekësore i kanë renditur hot-dogët në të njëjtën kategori si cigaret, për probabilitetin e lartë që kanë për të shkaktuar kancer./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit