Në mbarë botën ekzistojnë rreth 70 lloje të fasules, por në vendin tonë njihen vetëm disa prej tyre, ato më populloret. Më e njohur dhe e kultivuar është fasulja e bardhë, fasulja e bardhë e imët, fasulja e kuqe, etj. Fasulet janë të pasura me proteina, vitamina, kalium dhe magnez, gjithashtu ndihmojnë për të mbajtur tensionin e gjakut nën kontroll.


Kaloritë e fasuleve


Kaloritë e fasuleve variojnë paksa në bazë të llojit, por në përgjithësi 100 gram fasule të freskëta kanë 105 kalori, fasulet e gatuara kanë 102 kalori, ndërsa fasulet e thata kanë 330 kalori.


Fasule e mirë, fasule e keqe!


Një fasule konsiderohet e keqe dhe e vjetër, kur ajo ka vrima të dukshme të insekteve, të thyera apo të ndara të dukshme, është me ngjyrë të zverdhur jonatyrale. Këto edhe në gatim kërkojnë shumë kohë të zjejnë. Ndaj mos bini pre e mashtrimit. Një fasule e thatë është e mirë dhe e sezonit, kur është e plotë, nuk ka shenja të dukshme, si vrima insektesh dhe lëkura e saj është me ngjyrë të mirë natyrale.


Fasulet e bardha


Fasulet e bardha janë shumë të ushqyeshme. Në 100 gr fasule të bardha gjenden 3 g karbohidrate, 0.40 g yndyrë, 2.30 proteina. Gjithashtu, fasulet përmbajnë disa lloje vitaminash, si 2 mg vitaminë A, 0.02 mg vitaminë B1, 0.10 mg vitaminë B2, 0.06 mg vitaminë B6, 14 mg vitaminë C.


Fasulet e kuqe


Fasulet e kuqe kanë përmbajtje të lartë fibrash, janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët. Fasulet e kuqe janë të përsosura për t’u përdorur në sallatë, sanduiçe ose salca. Në 100 g fasule të kuqe ka 112 kalori, 0 mg kolesterol, 854 mg natrium, 33 g karbohidrate, 9 g sheqerna dhe 12 g proteina.


Fasulja e zezë


Edhe fasulja e zezë ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe ka substanca që eliminojnë bakteret e dëmshme në zorrë. Fasulja e zezë është një antioksidant shumë i mirë për organizimin dhe përmban omega 3. Fasulet e zeza janë të pasura me “antocianin”, që ndodhet edhe te boronica. Fasulet e zeza janë përdorur gjerësisht në gatimet meksikane. Ato janë të përshtatshme për përgatitjen e puresë së fasuleve dhe supave.


Fasule laroshe


Fasule janë karakterizuar nga ngjyra bezhë, ndonjëherë tentojnë drejt ngjyrës së kuqe, me pika të errëta kafe apo të kuqe. Një nga varietetet italiane është ajo e rajonit ‘Vigevano’. Gjithashtu njihet edhe lloji larosh gjuhë-zjarri, me vija të ndritshme të kuqe.


Fasule të bardha të Spanjës


Fasule të bardha spanjolle janë të njohur edhe si fasule “korona”. Ka shumëllojshmëri të varieteteve të bardha me dy ngjyra, me pikla, ose të kuqërreme. Ato i rezistojnë sëmundjeve dhe nuk kanë nevojë për shumë plehra kimike.


Fasule me sy


Fasule me sy janë shumë të famshme. Ato karakterizohen nga ngjyra të lehta të bazës së fasules dhe nga formimi i një njolle të zezë në pikën ku bashkohen. Pikëla ngjan me formën e një syri, ndaj kanë marrë këtë emër.


Fasule kanelini


Fasulet kanelini dallohen nga ngjyra e bardhë në rozë të çelët dhe formën e zgjatur. Ato mund të gjenden edhe në formë të gatuar, dhe në këtë mënyrë është më e lehtë që të përpunohen për të përgatitur njoki me perime, si dhe gatime të tjera përveç salcave.


Fasule monakele


Janë me ngjyra të ndryshme. Ato mund të jenë të bardha ose bezhë, si ngjyrë bazë dhe kanë vija të zeza, të kuqe apo kafe.


Fasulet mung


Fasule mung janë nga India. Ata njihen edhe si bishtaja ose fasule indiane. Ato quhen edhe si sojë e gjelbër, por ato nuk kanë asgjë të përbashkët me sojën e verdhë. Në kuzhinë ato janë të përshtatshme për përgatitjen e supave apo garniturave.


Fasule azuki


Këto fasule janë një burim i mirë i mineraleve të tilla si magnez, kalium, hekur, zink, bakër dhe mangan, si dhe vitamina B, me pak kalori dhe yndyra. Ato janë lehtësisht të tretshëm./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit