Ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar në mënyrë të prerë në lidhje me rezultatet e studimit të Albanian Food Industri, rreth sigurisë ushqimore.

Ai është ndalur veçanërisht tek qumështi ku prania e substancës kancerogjene Aflatoksina ëshët një rrezik i madh për shëndetin e konsumatorit.

Ministria e Bujqësise dhe AKU-ja sipas Panaritit duhet të bëjnë urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese të ushqimeve të ndotura, të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu produktet që janë subjekt i këtij skandali.

Më poshtë reagimi i plotë i ish Ministrit Panariti:

"Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit. MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin sic ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet". 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​