Si të hani një mandarinë kineze

Kumquats ose siç i njohim ndryshe, mandarinat kineze duken si disa portokalle të vogla në formë ovale të cilat në shqip përkthehen "portokalle të florinjta". Ndonjëherë ato klasifikohen si gjini më vete. Më e çuditshmja nga të gjitha është fakti se lëkura e Kumquats është e ëmbël dhe e shijshme, duke krijuar një shije suprizuese teksa e hamë të gjithë frutin. Pema e kumquat rritet deri në 4 metra dhe kohët e fundit përdoret dhe si lule zbukuruese në shtëpi. 

Janë të pasura me vitaminë C, në 100 gram kumquats ka 44 mg vitaminë C.

Sot është koha për të provuar disa të tilla dhe Shije.al ju sjell hap pas hapi informacionin sesi ti shijoni ato:

Mënyra e parë:

Zgjidh Kumquats të pjekura mirë. Ato duhet të kenë ngjyrë portokalli të ndritshme ose të verdhë që anon nga portokallia. Qendroni larg frutave të papjekurave dhe me ngjyrë të gjelbër. Lëkura duhet të jetë e bukur, e fortë dhe pa zona të thata.

Lajini frutat me ujë të ftohtë, të rrjedhshëm dhe i lini të thahen. Më pas i fshini me një letër. Kështu i largoni papastërtitë dhe pesticidet e dëmshme.

Fërkojini pak me gisht. Kjo do ti nxjerrë aromën e ëmbël që mbartin.

Ndajini përgjysmë dhe i hiqni farat. Ato nuk janë helmuese, por kanë një shije të hidhur si farat e portokallit.

Mënyra e dytë:

Ju duhet ti prisni ato në feta të rrumbullakta dhe mund ti shtoni në sallatë. Shija e tyre intensive e bën një aleat të mirë, për perimet me shije pak të hidhur si rukola dhe sallata jeshile. Rekomandohet që ti hiqni më parë farat dhe fetat e prera të mandarinës ti lini në krye të sallatës, në mënyrë që ngjyra e tyre të tërheqë më shumë.

Mënyra e tretë:

Reçel

Prisni frutat në feta të holla duke i hequr bërthamat. Më pas mbulojini me ujë dhe lërini gjithë natën. Ditë tjetër zjeini për 5 minuta dhe hiqni ujin, mbulojini prap me ujë të ftohtë dhe ziejini për 8 minuta. Përgatisni shurupin me 1 kg ujë dhe 1 kg sheqer. Pasi të kenë zierë për 10 minuta shtoni frutat, përkatësisht 1 kg kumquat dhe ziejini për 10 minuta bashkë. Në fund shtoni lëngun e gjysmës së limonit. 

 

Receta e glikos është e njëjtë me recetën e reçelit, por frutat duhet të jenë të plota dhe të shpohen disa herë me një kruajtëse dhëmbësh. Procesi i ndërrimit të ujit duhet të bëhet për tre ditë, çdo tetë orë në mënyrë që të largohet hidhërimi karakteristik i frutit.

 

Mënyra e tretë:

Liker:

Lani sasinë e mandarinave që keni dhe i prisni përgjysmë. Ziejini derisa të zbuten. I vendosni në një kavanoz dhe shtoni brenda 240 ml vodka dhe 60 ml ujë. E mbyllni kavanozin dhe e lini të qendrojë në një vend të ftohtë dhe të errët, duke e tundur kavanozin të paktën 1 herë në ditë.

Shija e fortë do të forcohet me kalimin e ditëve. Nëse doni mund ti shtoni edhe sheqer (25 gram). Sipas dëshirës mund ti shtoni pak xhenxhefil, piper të zi dhe kanellë. Likeri i kumquat-it është pija tradicionale e ishullit të Korfuzit.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit