Listën vjetore të Le Chef me 10 kuzhinierët më të mirë në Botë e kryeson Alain Passard dhe restoranti  tij në Paris, L'Arpege.

 

 

 

 

Martin Berasategui është në vendin e dytë dhe Pierre Gagnaire në vendin e tretë. Pesë kuzhinierë nga dhjetë më të mirët në botë janë francezë.

 

Le Chef nisi renditjen dhe listimin e shefave më të mirë në botë, në vitin 2015 me Paul Bocuse, duke i dhënë vendin e parë. Rezultatet erdhën duke u bazuar në kritikat e më shumë se 500 votuesve.

 

Mes dhjetë kuzhinierëve më të mirë në botë renditet dhe emri i Rene Redzepi-t, shqiptarit të Maqedonisë, i cili ushtron profesionin e tij në Kopenhagen të Danimarkës.

 

 

 

Më poshtë njihuni me emrat më të famshëm të kuzhinës në botë, të cilët pjatën e thjeshtë e kthejnë në art të vërtetë:

 

1. Alain Passard - L'Arpège (Paris, Francë)

2. Martin Berasategui - Restorant Martin Berasategui (Lasarte Oria, Spanjë)

3. Pierre Gagnaire - Restorant Pierre Gagnaire (Paris, Francë)

4. Michel Bras - Le Suquet (Laguiole, Francë)

5. Seiji Yamamoto - Nihonryori Ryugin (Tokio, Japoni)

6. Éric Frechon - Épicure (Paris, Francë)

7. Jonnie Boer - De Librije (Zëolle, Pays-Bas)

8. René Redzepi - Noma (Kopenhagen, Danimarkë)

9. Emmanuel Renaut - Flocons de Sel (Megève, Francë)

10. Joan Roca - El Celler de Can Roca (Girona, Spanjë)

 

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit