Specialistë të Agjencisë së Konsumatorëve do të jenë vazhdimisht në lëvizje këto ditë të dhjetorit për të parandaluar abuzimet me çmimet e produkteve të konsumit.

Bashkia e Tiranës ka publikuar kështu 15 tregje të liçensuara ku mund të blini.

Ato janë:

Tregu “Pazari i ri”

Tregu “Mihal Grameno”

Tregu “Xhamlliku”

Tregu “Shkolla e Bashkuar:

Tregu “Vasil Shanto”

Tregu “1 Maji”

Tregu “Kombinati”

Tregu “Industrial”

Tregu “Artan Lenja”

Tregu “4 Dëshmorët”

Tregu “Uzina Dinamo”

Tregu “Stacioni i Trenit”

Tregu “Mine Peza”

Tregu “Him Kolli”

Tregu Pandi Dardha”

Tregu “Institut”

Ndërkohë për të pasur siguri sa më të lartë edhe për mishin që është produkti që konsumohet më shumë nga qytetarët:

“Duhet të ketë vulën e thertores së Vaqarrit që ka siguri që nuk është dëmtuar gjate procesit të therjes dhe transportit”, thotë Irma Vuci, specialiste e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorëve.

Më 22 dhjetor Bashkia do të hapë edhe tregun e gjelave të detit në Baldushk.

Të gjithë qytetarët të cilët vënë re abuzime me çmimet mund të bëjnë ankesat e tyre pranë Agjensisë së Mbrojtes së Konsumatorit ose online përmes portalit mbrojtjakonsumatorit.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit