Tumeriku po bëhet një nga erëzat më popullore në të gjithë botën dhe ka disa arsye pse. Ai është plot me ushqyes dhe siguron efekte fitimpurëse të mrekullueshme për shëndetin, pasi antioksidantë të fuqishëm dhe veti kundër moshës dhe anti inflamatore.

 Përbërësi aktiv i tij i njohur si kurkumin ka një listë të pafundme përdorimesh dobiprurëse dhe mbi 7000 artikuj shkencorë shpjegojnë efektet e tij në shëndetin tonë.

Për këtë arsye, uji i turmerikut është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni.

Një grua nga Bristol, England ndan historinë e saj pasi konsumoi për 12 muaj ujë tumeriku, duke pohuar se pati përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Ajo ka nivele të mahnitshme pH, që do të thotë se përmes ujit të tumerikut ajo alkalizoi trupin e vet, përmirësoi tretjen dhe gjithashtu qetësoi simptomat e artritit.

Ajo e piu ujin e tumerikut për një vit rradhazi çdo mëngjes.

Ja si ta përgatisni ujin e tumerikut:

Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë çaji tumerik pluhur dhe një majë luge piper të zi. Përziejini mirë. Pijeni të gjithë sasinë e ujit menjëherë për sa kohë është i ngrohtë.

Uji i tumerikut duhet të konsumohet çdo mëngjes dhe ja cilët janë përfitimet e tij:

Promovon shëndetin e zemrës

Përbërësi kryesor i tij, kurkumini, eliminon pllakat nga enët e gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut.

Sipas një studimi të vitit 2011, të botuar në Biological and Pharmaceutical Bulletin, një skuadër specialistësh nga Niigata University of Pharmacy and Applied Life Sciences në Japoni zbuluan se konsumimi i tumerikut për 3 javë përmirëson rrahjet e zemrës te meshkujt.

Shmang diabetin e tipit 2

Auburn University njoftonte dhe demonstronte sipas një studimi në 2009 të publikuar nga Biochemistry and Biophysical Research Communications se kjo erëz mund të ndihmojë së tepërmi në trajtimin e diabetit.

Alkalizon trupin

Tumeriku është një alkalin e fortë dhe kancerit ushqehet vetëm në një mjedis acidik.

Mbron trupin

Sipas shkencëtarëve, nivelet e ulët të hormonit të rritjes, Brain-Derived Neurotrophic Factor (BDNF), janë shpesh të lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it dhe dementian. Për më tepër është provuar se kurkumini kontrollon nivelet e këtij hormoni dhe kjo parandalon problemet e funksioneve të trurit që vijnë me kalimin e moshës, si dhe sëmundjet e trurit.

Lufton inflamacionin

Shkaku kryesor i një sërë sëmundjesh është inflamacioni. Kurkumini ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe këto luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë organizmin.

Veti anti-kancerogjene

Kurkumini parandalon kancerin pasi është antioksidant i fortë dhe antioksidantët mbrojnë qelizat nga dëmtimi.

Qetëson simptomat e artritit

Kurkumini është efektiv si një ilaç anti inflamator jo steroidal, madje edhe më tepër se Diclofenac në trajtimin e enjtjeve dhe dhimbjeve.

Përmirëson tretjen

Shkencëtarët vërejnë se konsumimi i rregullt i tumerikut përmirëson tretjen.

Mbron mëlçinë

Tumeriku mbron mëlçinë nga pasojat e dëmshme të toksinave dhe rigjeneron qelizat e dëmtuara të mëlçisë.

Ngadalëson mplakjen dhe promovon jetëgjatësinë

Kurkumini shkatërron në mënyrë të suksesshme radikalet e lirë dhe parandalon inflamacionin dhe kjo ngadalëson procesin e mplakjes./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit