Edhe këtë fundvit Baldushku vazhdon të jetë i preferuari i konsumatorëve përsa i takon pulave dhe gjelit të detit.

Rregullat dhe kushtet në tregtimin e tyre, por edhe fokusi që për hir të së vërtetës bashkia e Tiranës i ka dhënë këtij tregu, ka bërë që fshati i Baldushkut të shënojë rekord shitjesh për festat e fundvitit.

Interesimi i qytetarëve që blejnë është i lartë. Nga tregtarët mësohet se kilogrami i gjelit kushton 700 lek kg, ndërsa ajo e pulës 800 lek kg. Kjo pasi pula është më e vogël dhe mishi i saj është më i shijshëm.

Çmimet e tyre janë të njëjta në të gjithë tregun.

Sipas tregtarëve ajo çka i jep vlerë gjelave të Baldushkut është ushqyerja e tyre me misër dhe jo me koncentrat.

Për qytetarët çmimi është i arsyeshëm dhe justifikohet më së miri me cilësinë që ofrojnë.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit