Djathë dhie, piper! Dy përbërës kaq të zakonshëm, të lënë në hije, por madhështorë, pasi shpesh luajnë një rol kyç në shumë përgatitje komplekse. Është kjo ajo çka e bën djathin dhe piperin, t’u japë një shije kaq speciale pastave të ndryshme; jepuni atyre një mikrofon dhe ata mund të këndojnë me të vërtetë. Ju e njihni shijen fantastike të kripur të djathit dhe shijen pikante, gati-gati prej luleje të piperit, sidomos atij të freskët. Dhe ja ku pjata juaj me makarona zhduket që në pirunin e parë dhe ju mbetet veçse të habiteni: Si nuk hedhin njerëzit një ton djathë dhie me piper sipër gjithçkaje”?

Mendojmë pak a shumë të njëtën gjë.

Patatet me djathë dhe piper e bëjnë botën të rrotullohet


Sipas shefave të famshëm nju jorkez të kuzhinës, Jody Williams dhe Rita Sodi të cilët gatuan patate me djathë dhe piper, ëndrra e çdokujt ishte shijimi i më shumë shqimeve me djathin e kripur dhe piperin pikant. (një recetë aspak e vështirë)
Nëse mendoni se këto janë preferenca personale, për zhardhokët apo pastat, provoni t’i hidhni sipër një pjate të nxehtë orizi të gjatë apo llojeve të tjerë të drithërave. Apo të mbuloni fetat e bukës së ndjenjur dhe t’i piqni në grilë. 

Spageti nga kungulli


Por djathi i dhisë dhe piperi kanë më shumë fuqi se kaq. Imagjinojmë ti hedhim sipër luleve të brokolit të ziera apo të gatuara në avull apo sallatrave të ndryshme, ose në karotat e pjekura pak. Ose atje ku e nisëm në fillim, sipër një pjate më spageti kungulli, plot e përpot me djathë dhie dhe piper, për një version më të shëndetshëm se ai klasiku. A mundet ta bëjë këtë djathi dhe piperi. Po, mundet!/Shije.al

Copyright shije.al /Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit