Nëse provoni eksperienca të reja truri juaj ka për të qenë më i shëndetshëm. Provoni këto mini ushtrime mendore për të parandaluar humbjen e memories dhe për të qenë më të mprehtë.

Lajini dhëmbët me dorën tuaj jo-dominante

Kërkimet kanë treguar se nëse i lani dhëmbët me dorën e kundërt që përdorni zakonisht do të rezultojë në një zgjermim të shpejtë dhe thelbësor në disa pjesë të korteksit që kontrollojnë dhe procesojë informacion nga duart.

Bëni dush me sytë e mbyllur

Edhe nëse jeni me sytë mbyllur duart tuaja do i dërgojnë informacionin e nevojshëm trurit. Provojeni të laheni me sytë mbyllur dhe do shihni sesi sensorët tuaj ndjesorë nuk do ju zhgënjejnë.

Provoni të bëni diçka ndryshe çdo mëngjes

Studimet e imazhit të trurit tregojnë se detyrat e reja ushtrojnë fusha të mëdha të korteksit, duke rritur nivelin e aktivitetit të trurit në disa fusha të veçanta. Ky aktivitet bie kur detyra bëhet rutinë dhe automatike. Por çfarë mund të bëni? Vishuni pasi keni ngrënë mëngjes ose anasjelltas, nxirreni qenin për shëtitje në një rrugicë të re ose prisheni rutinën tuaj duke parë një emision që e preferoni zakonisht.

Uluni në tavolinën e ngrënies në vendet tuaja jo të zakonshme

Në shumicën e familjeve çdo pjesëtar ka vendin përkatës në tavolinë, por truri juaj funksionon më mirë nëse ndonjëherë i ndryshoni vendet. Dhe jo vetëm kaq, por duhet të uleni diku në të cilën të ndryshojë personi që keni në krah, pamja e dhomës madje dhe largësia që keni nga sallata ose kripa dhe piperi.

Hapeni xhamin e dritares së makinës

Hipokampusi, një zonë e trurit tuaj që përpunon kujtimet, është e përfshirë veçanërisht në lidhjen e aromave, tingujve dhe pamjeve për të ndërtuar harta mendore. Përpiquni të identifikoni aroma dhe tinguj të rinj në rrugën ku po kaloni. Hapja e dritareve do ju sigurojë t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër./Shije.al   

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit