E keni të pamundur të humbisni peshë, jeni duke shtuar kilogramë? Mësoni sa më parë disa sekrete që lidhen me frutat! Pikë së pari ajo që duhet të dini është se frutat vërtetë sugjerohen për një dietë të shëndetshme, por duhet pasur kujdes pasi shumë prej tyre përmbajnë sasi të larta sheqeri, konsumimi i tepërt i së cilave do t’ju mundësonte thjeshtë dhe vetëm: Shtim në peshë!

 

Cilat do të zgjidhnit, kajsitë apo luleshtrydhet?

Luleshtrydhet janë një nga frutat më të mira dhe të shëndetshme. Ky kokrra përmbajnë fibra, vitaminë C, shumë ujë dhe shumë pak sheqer, që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

Kajsitë janë mjaft të rënda. Ato mund të çojnë në dispepsi (mostretje). Nëse ju pëlqen t’i konsumoni duhet të dini se ata përmbajnë amigladin, i cili formon hidrogjen cianidi në stomak, një helm i fuqishëm që mund të shkaktojë të përziera dhe marrje mendsh.

Pjepri dhe shalqiri përmbajnë shumë fibra dhe ujë, ju bën të ngopeni shpejt, ndihmojnë në heqjen e toksinave dhe luftojnë celulitit dhe puçrrat e fytyrës. Ata rivendosin ekuilibrin e ujit në trup kur bën vapë.

Dardha: Të shijshme por mund të shkaktojnë vështirësi në punën e zorrëve apo tretjes, pasi nxisin kapsllëkun. Falë përmbajtjes të ulët të sheqerit dhe zotërimit të vitaminës C dhe antioksidantëve, frutat e pyllit janë të jashtëzakonshme për rënien në peshë. Ato ndihmojnë në djegien e yndyrnave të tepërta dhe në prodhimin e kolagjenit.

Avokado nga ana tjetër, nuk është një frut që duhet konsumuar shumë, varësisht vlerave që zotëron. Nëse keni nisur dietën, ai nuk është aleati juaj më i mirë për të humbur peshë, pasi ka 227 kcal. Konsumojini në sasi të vogla!

Mollët janë ndër frutat më të mira që mund t’ju shërbenin për humbjen e peshës. Nuk përmbajnë yndyrë dhe kanë rreth 60-100 kcal. Mollët përmbajnë shumë fibra, ju ngopin dhe luftojnë celulitin për shkak të antioksidantëve.

Bëni një pakt me veten dhe mos hani në sasi të tepruar rrush, pasi është ndër frutat që kontribuon më së shumti në shtimin e peshës. Rrushi përmban shumë sheqer dhe lëkura e tyre është e vështirë të tretet.

Portokalli është numri 1 në luftën kundër peshës së tepërt, për shkak të cilësive që ka në djegien e yndyrës. Enzimat e portokallit ndihmojnë në përpunimin e kalorive në mënyrë aktive. Megjithatë, bananet janë fruti më energjik dhe më i lehtë për t’u tretur.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit