Dhuna psikologjike është një formë manipulimi që partneri/ja juaj përdor për të bërë realitet çdo dëshirë të tyren.

Është një metodë e shëmtuar manipulimi ku ai/ajo përdor dobësinë dhe emocionet tuaja kundër vetë jush. Manipulimi jo gjithmonë është i dukshëm dhe itensiteti i tij varet prandaj është gjithmonë e vështirë ta kuptoni se po manipuloheni.

Nëse po dyshoni se jeni në një lidhje ku po abuzoheni psikologjikisht dhe emocionalisht atëherë hidhuni një sy tipareve të një partneri dominues manipulativ.

Opinionet tuaja nuk kanë vlerë.

Fajësoheni për çdo situatë të pakëndshme që përjetoni si çift.

Trajtoheni me sarkazëm.

Limitet që ju keni nuk respektohen asnjëherë.

Gjithmonë të thotë se je “shumë e ndjeshme” sa herë që mërziteni.

Gjithmonë thotë fjalën e fundit.

Bëjnë gjithçka që munden t’ju kenë nën kontroll.

Ju krahasojnë vazhdimisht me të tjerët.

Nuk duan që të dilni me shoqërinë tuaj. Për ta është më mirë nëse jeni të vetëm.

Nuk u intereson nëse ju lëndojnë./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit