Gërrhitja mund të jetë sinjal i një çrregullimi që quhet Apnea e Gjumit. Ky çrregullim është një gjendje, gjatë së cilës personi i prekur bën episode të përsëritura ndalese frymëmarrjeje gjatë gjumit. Këto ndalesa të frymëmarrjes zgjasin 10 sekonda deri në disa minuta dhe mund të përsëriten më shumë se 30 herë në një orë.Kjo situatë bën që gjumi të mos jetë cilësor.

 

Si ta kuptojmë në qoftë se thjeshtë gërrhasim apo vuajmë nga Apnea e Gjumit?

Të parët që i venë re këto shenja janë familjarët, të cilët dëshmojnë për gërrhitje të shumta dhe në disa momente duket sikur personi mbytet në gjumë apo sikur nuk merr frymë. Shenja të tjera të apnesë janë pagjumësia,etja,urinim i shpeshtë gjatë natës,bllokim i hundëve dhe impotencë,irritim,mungesë e përqendrimit.

Çfarë e shkakton Apnenë e Gjumit?

Faktorët e rriskut për t’u prekur nga ky problem janë obeziteti, qafa e shkurtër edhe në përimetër, seksi (meshkujt janë më të rrezikuar se femrat,ndryshime në rrugët e frymëmarrjes(hunda,fyti,gjuha,nofulla), si dhe konsumimi i duhanit dhe alkoolit.

Si ta trajtojmë Apnenë?

Zakonisht, kjo gjendje prek personat që janë mbipeshë. Për këtë arsye rekomandohet ndryshimi i stilit të jetesës, siç është: rënia në peshë, mënjanimi i pijeve alkoolike dhe duhanit, si dhe shmangia e pozicionit të gjumit në shpinë.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit