Një ndër kërkesat e tyre është të pasurit gjoks të lartë dhe jo të varur. Por, ka gabime të pafalshme të cilat ato i bëjnë padashur, ja disa prej tyre:

 

Vishni masën e gabuar të reçipetave ose thjesht, vishni recipeta

E dimë që mund të ndiheni konfuze, por disa studime thonë se reçipetat të cilat nuk sigurojnë shumë mbështetje, me kalimin e kohës shkaktojnë varjen e gjoksit. Sigurohuni që të merrni masën e duhur për trupin tuaj. Nga ana tjetër një studim 15 vjeçar ka dalë në përfundimin se femrat që nuk përdorin aspak reçipetat, kanë një gjoks më pak të varur se ato që i përdorin. Kështu që zgjedhja është e juaja.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Të gjithë e dimë që uji është i domosdoshëm, jo opsional. Mospirja mjaftueshëm e ujit mund të shkaktojë një lëkurë të dehidratuar e më vonë të rrudhur, jo vetëm në fytyrë.

Nuk e mbroni gjoksin nga rrezet e diellit

Pëlqeni të vishni bluza pa mëngë në verë? Sigurohuni të vendosni krem kundra diellit në të gjithë lëkurën që do të ekspozohet. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe varje të lëkurës.

Ndryshimet drastike të peshës

Nëse ju jeni nga ata persona që mbajnë dietë për pak kohë e më vonë rifitojnë sërish aq peshë sa humbën (ose më tepër), pra nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor, atëherë gjoksi juaj do të vuajë shumë. Lëkura humbet elasticitetin kur tendoset, pra kur shtoni peshë menjëherë.

Kur e humbni, vendi i parë që do të krijojë probleme është gjoksi sepse pjesa më e madhe e tij përbëhet nga inde dhjamore.

Pirja e duhanit

Një studim 8 vjeçar ka zbuluar se pirja e duhanit mund të kontribuojë në varjen e lëkurës e të gjoksit. Si? Ai dëmton elastinën, e cila është lënda që i jep lëkurës pamjen e shëndetshme e të re.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit