“Kafshët e pamatrikulluara nuk do të lejohen të qarkullojnë dhe nuk do pranohen në asnjë thertore sepse bartin rrezikun e sëmundjeve”, kështu ka theksuar ministri i Bujqësisë Z.Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale duke cekur kështu një nga problematikat më kryesore të kohëve të fundit.

Në videon e publikuar, Peleshi shprehet: “Fermerë, identifikimi, rregjistrimi dhe matrikullimi i bagëtive është detyrim ligjor. Kafshët e pamatrikulluara nuk do të lejohen të qarkullojnë dhe nuk do pranohen në asnjë thertore sepse bartin rrezikun e sëmundjeve. Regjistrimi është garanci për shëndetin e kafshëve. Vetëm kafshët e matrikulluara përfitojnë vaksinim falas dhe ndihmë nga subvencionet shtetërore. Nxitoni për të bërë rregjistrimin e bagëtive në klinikat veterinare të rajonit tuaj sepse matrikullimi është siguri dhe detyrim ligjor.” Ky reagim i ministrit të Bujqësisë vjen pas aksionit që ndërmori AKU-ja për kontroll të cilësisë në pikat e tregtimit të mishit/Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit.