Mbani mirë shënim se kush janë pijet që nuk duhen përdorur përpara një nate seksi dhe bëni mirë të mos i harroni kurrë.

Bloody Mary


Nëse kërkoni një natë të mirë seksi, mos pini kurrë Bloody Mary para se të filloni. Përbërësi i saj kryesor është lëngu i domates, që përmban likopen dhe fitofluen, të cilat ulin nivelin e testosteronit. Pa testosteron, nuk ka dëshirë seksuale.

Alkool


Konsumi i tepërt ul testosteronin. Nëse konsumon pije të forta si vodka, mund të të zërë gjumi para se të fillosh. Gjithashtu, alkooli mund të shkaktojë edhe çrregullim ereksioni.

Pijet energjike


Pijet energjike nuk rekomandohen aspak para seksit. Jo se ulin nivelin e testosteronit, por i bëjnë keq zemrës. Këto pije rrisin tensionin dhe shpejtojnë ritmin kardiak, duke ndikuar në fuqinë seksuale, sidomos te meshkujt./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit